Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja deklaroi nga protesta kundër vendimit për shembjen e teatrit Kombëtar se banditë me uniforma të policisë shkuan dje për t’i vrarë artistët.
Ajo tha se mes dhunës që ushtrohej dje, tentonte që të ruante telefonin e saj, si të vetmen provë kundër kësaj situate.
“Ne duhet të ishim habitur nëse Rama do kishte ardhur në teatër, në psikopat nuk tërhiqet nga veprimtaritë kriminele. Ata erdhën me armë, për të na vrarë, ndaj qytetarëve që protestonin paqësisht. Ata nxorën me pranga Artan Liçajnë dhe Julin.
A i keni parë se si Ardi Veliu i shoqëron kriminelët me fuorstrada. Ata nuk ishin policia e shtetit, por banditë të veshur me uniformën e policisë. Ata shemben teatrin. Por në fakt shembën vetëm muret e teatrit. Ai është brenda nesh deh brenda secilit prej nesh dhe kurrë nuk do ta shembin.
Në ato rrënoja ka mbetur një pjesë e shpirtit tonë. Ndjeva dhimbje kur dhunonin miq dhe mikesha të miat. U ndjeva e trishtuar se s nuk mundesha të shpëtoja atë që kisha vite të shpëtoja.
Para dhunës mundohesha të fshija celularin, të vetmet prova për të vërtetuar dhunën, që erdhën për të në vrarë. Unë jam nëna e dy fëmijëve. Kam vendosur që të luftojë kundër këtij pushteti, për të ardhmen e fëmijëve të mi, e mbesave dhe nipërve të mi.”, tha Kalaja.