Nga Ilir Demalia
Për të gjithë ata artistë dhe kushdo tjetër (fjala intelektualë duhet të ndalohet me ligj në Shqipëri se janë të tredhur) që ishin pro shembjes Teatrit dhe ndërtimit të një Teatri të ri dhe në të drejtën e tyre mendojnë se duhet prishur . . .
Po një fjalë për dhunën e pa arsyeshme dhe të panevojshme ndaj gazetarëve dhe artistëve për shembjen e Teatrit, në mes të natës si cubat, për aferat korruptive që janë dukshëm, ku 80% e tokës publike i kalon privatit, për shkeljen flagrante të ligjeve të shtetit me këto objekte, për mafien e ndërtimit që ka shkatërruar Tiranën, nuk gjetën dot një fjalë të tregonin veten si “njerëz të mendimit lirë” ?!!
Këtu ju del inkoshienti i korruptimit tuaj moral dhe mendor me pushtetet!
Kjo është historia e shumicës së shumicës së artistëve, shkrimtarëve, piktorëve dhe lakenjve të shërbimit të pushteteve me në krye idhullin tuaj Isamil, si modeli më i keq i qytetarit të lirë.
Nuk fshiheni dot pas gishtit në pakurajon dhe servilizmin ndaj pushteteve. Artisti sëpari duhet të jetë shpirt i lirë. Këtë na ka mësuar historia e artit botëror dhe vlerave që ka ky art dhe ndryshimin që i kanë dhëne botës me shembujt e tyre.
Ata që janë sjellë si bishta pushtetesh nuk mund të jenë kurrë avangardë dhe model i qytetarit të lirë.