Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, futbollisti i Tiranës, Andi Lila, i cili mban njëkohësisht edhe postim e kryetarit të Sindikatës së Futbollistave Shqiptare, shprehu keqardhjen e madhe për prishjen e Teatrit Kombëtar. Kavajasi e cilësoi këtë veprim si një tragjedi, ku sipas tij, artistët u fyen u rrahën dhe u arrestuan.
Futbollisti nuk është mjaftuar vetëm me postimin e tij në rrjetet sociale, teksa në orën 16:30, ka dalë në shesh për të protestuar kundër prishjes së teatrit. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një foto të Andi Lilës në protestën e ditës së sotme.