Gjatë fjalës së tij në protestë, regjisori Robert Budina u shpreh se sulmi i djeshëm i policisë mbi Teatrin Kombëtar ishte një tentativë vrasje ndaj artistëve që ndodheshin në godinë.
Ai i bëri thirrje të gjithë institucioneve që të hetojnë këtë ngjarje.
“Ftojmë qeverinë, ftojmë kryeministrin, ftojmë ministrin e brendshëm, ftojmë opozitën, ftojmë SPAK të hetojnë këtë ngjarje që ishte një tentativë për vrasje. Ne sot kemi kontaktuar edhe me faktorin ndërkombëtar për ti bërë të qartë çfarë ka ndodhur. Duam të zbardhjet kjo ngjarje dhe pse u sulmua kultura gjatë pandemisë.
Kemi marrë mbështetje që kjo ngjarje të zbardhet. Duam të kuptohet çfarë po ndodh me këtë aferë korruptive. Ajo godinë u tentua të shembej me ligje anti-kushtetuese. Duke qenë se mungoi sistemi i drejtësisë u munduam ta mbrojmë fizikisht dhe këtu u gjetëm të vetëm. Ja pse godina nuk ishte halli jonë, por ishte halli juaj”, tha Budina.