Aktori Neritan Licaj, duke folur në protestën e organizuar kundër shembjes së Teatrit tha se në skemën e krimitt janë kufoma e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt.
Licaj u shpreh se edhe pse Rama e Veliaj kërkojnë që të vrasin shpresën, ajo (shpresa) nuk vritet
“Në atë skenë krimi aty janë dy kufoma politike Rama dhe Veliaj. Nuk më vjen keq për ata dy kufoma politike, por për të gjithë ne. Thërras të gjithë shqiptarët, gjithcka që ka mbetur e mirë nga Shqipëria, si bijtë e shqipeve që jemi të fluturojmë lart dhe të vrasim këta gjarpërinj.
Shpresa nuk vritet, sepse shpresa është brenda shpirtit të njeriut. Ky vend është shumë i bukur dhe meriton më të mirën. Duhet të ngrihemi, sepse kështu nuk vazhdohet më. Unë kam fëmijë dhe e ardhmja e fëmijëve të mi duhet të jetë këtu, mos të kenë mendjen për të ikur”, deklaroi Licaj.