BallinaAktualitet"Veliaj të japë dorëheqjen dhe të mos mbrohet nga pushteti”- Lubonja: Ja...

“Veliaj të japë dorëheqjen dhe të mos mbrohet nga pushteti”- Lubonja: Ja si duhet të shpëtojmë nga kjo bandë kriminale

spot_img
spot_img

Analisti i njohur Fatos Lubonja gjatë fjalës së mbajtur përpara protestuesve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Lubonja tha se secili prej protestuesve duhet të ketë në kokë një projekt për një Shqipëri tjetër.

Fatos Lubonja: Kemi një bandë kriminale shumë të rreziksme dhe përtej entuziazmit duhet të mendojmë se si të çlirohemi nga kjo bandë kriminale që ka kapur shtetin. Unë mendoj që secili nga ne që është këtu duhet të ketë një projekt në kokë se si të çlirojë vendin nga kjo bandë kriminale.

E para, duhet bërë me një kërkesë për të nxjerrë përpara gjyqit të të gjithë autorëve të këtij krimi. Duhet të kërkojmë dorëheqjen e Erion Velisë dhe duhet ta kërkojmë sot, nesër dhe vazhdimisht derisa të ikë atje dhe të jetë i gatshëm për prokurorinë për shkeljet që ka bërë.

Duhet të protestojmë në mënyrë të vazhduieshme përpara prokurorisë, e cila përballë dokumenteve të shkatërrimit, këta duhet të japin llogari. Mendoj se pa dyshim që ky proces duhet të na çojë tek kryetari i bandës që është Edi Rama dhe jo vetëm tek shkatërrimi i gjithë mekanizmit të të gjithë pushtetit që ka ngritur duke përdorur paratë e krimit për të gjeneruar pushtet dhe pushtetin për të gjeneruar paratë e krimit.

Ai ka futur krimin në politikë dhe në ekonomi në mënyrën më skandaloze dhe shkatërrimin e kapaciteteve intelektuale. Kemi një pushtet përballë shumë të rrezikshëm.

Bashkë me kërkesën që këta të shkojnë përpara drejtësisë dhe Erion Veliaj të japë dorëheqjen dhe të mos mbrohet nga pushteti, sot na duhet të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin dhe lirinë e cenuar brenda nesh.

Ai rindërtimi i teatrit nuk është thjesht rimarrja e një objekti kulturor por është çlirimi nga trauma e kësaj bande kriminale dhe nëpërmjet këtij teatri mund të bëhet gjyqi i gjithë bande kriminale që t’i hapin rrugën një Shqipërie tjetër dhe jo Shqipërisë së kriminelëve, një Shqipëria ku e mira të jetë mbisunduese.

Në këtë krim ka katër lloj përgjegjësish; përgjegjësia juridike e gjithë atyre që kanë shkelur ligjin duke shkatërruar Tiranën, është përgjegjësia politike e gjithë atyre që kanë mbështetur këtë bandë kriminale në pushtet, edhe e atij policëve dhe atij fadromistit që shkoi për të shkatërruar teatrin. Nuk kemi bërë aq sa duhet për të mbrojtur Teatrin, pasi mbrojtja e Teatrit është mbrojta e dinjitetit tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular