BallinaShow BizzReporterja që u zhvesh para Kryeministrisë mesazh kritikëve: Kur më pa policia…

Reporterja që u zhvesh para Kryeministrisë mesazh kritikëve: Kur më pa policia…

spot_img
spot_img

Këtë javë, reporterja e programit të mëngjesit, “Aldo Morning Show”, e nisi sezonin e plazhit në mënyrë simbolike, pasi u shfaq me bikini në rrugë, mes godinave të dy institucioneve të rëndësishme në Tiranë, Kryesisë, Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Ndërkohë që rrjeti u mbush me komente për paraqitjen e saj të guximshme, të gjith ngritën pyetjen se kush është kjo vajzë, pasi nuk ishte shfaqur më parë. E pasi videoja u bë virale, u zbulua se ajo është një aktore e re dhe emri i saj është Griselda Katirai.

Kjo e fundit kishte marrë pjesë në disa produksione filmike me metrazh të shkurtër, por iu deshën pak minuta në ekran në mënyrën e saj, që ajo të rrëmbente vëmendjen e publikut.

Për “Panorama Plus”, Griselda rrëfen zhurmën që krijoi sa hap e mbyll sytë…

I befasove të gjithë me daljen tënde në qendër të Tiranës, duke raportuar me bikini. Kush e propozoi këtë ide dhe e mendove gjatë për ta realizuar?

Griselda Katirai: Është e vërtetë që ishte një befasi, pasi është vërtet risi për të sjellë progresin dhe pikërisht për këtë nismë të jetë një femër. Çdo ditë është një nismë e re, me plot ide për mua…Kjo ide erdhi spontane.

Fakti që u vendose pranë godinës së Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit ishte sfiduese kundër qeverisë, apo lokacion i gjetur për të tërhequr vëmendjen e publikut?

Griselda Katirai: Jo, nuk ka të bëjë me sfidën kundër qeverisë, por ka të bëjë me lokacionin e përditshëm të punës.

Si u soll Policia, reaguan kur të panë të zhveshur ashtu në rrugë?

Griselda Katirai: Nuk pati reagime nga ana e Policisë. Ishte vetëm një “show” dhe nuk është se unë u shfaqa në terren duke u ekspozuar në atë formë. Ishte thjesht momentale.

Pati shumë reagime nga gazetarët, duke kritikuar këtë mënyrë të të bërit gazetari. Ç‘përgjigje mund t’u jepje atyre?

Griselda Katirai: Që në momentin që unë realizova diçka që deri më sot s’e kishte marrë dikush guximin për ta bërë, atëherë çdo reagim është i mirëpritur. Thjesht duhet të kuptohet nga shumica që është “show”. Gjithsesi, më bëhet qejfi që më kushtuan vëmendje.

Do të vazhdosh të dalësh kështu gjithmonë në ekran dhe ndonjë ditë mund të të shohim edhe topless?

Griselda Katirai: Është e vështirë të përcaktosh shfaqjet e mia, pasi unë jam gjithnjë plot surpriza. Ngelet për ta parë në vazhdimësi.

Cilit politikan do t’i bëje “autostop” në rrugë për shembull?

Griselda Katirai: Në të vërtetë, s’do t’i bëja asnjë politikani autostop në rrugë, pasi unë lëviz gjithmonë me automjetin tim, kështu s’më lind nevoja për diçka të tillë.

Mes modës dhe aktrimit, ku e gjen më shumë veten dhe çfarë do kishe qejf të realizoje në të ardhmen?

Griselda Katirai: Planet për të ardhmen do të sjellin risi të ndryshme. Përsa i përket kësaj pyetjeje, do të thosha që unë e gjej vetëm midis modelingut dhe aktrimit njësoj. Për mua janë pasion.

Nga terreni, ku do të doje të mbërrije në televizion, pra të bëje një emision tëndin?

Griselda Katirai: Kush nuk do të donte të ecte në karrierën e vet! Por unë preferoj që t’i ngjis shkallët e karrierës sime hap pas hapi dhe jo t’i kapërcej ato. Kështu do të jem akoma edhe më e bindur se unë gjithmonë ia vlej për çka bëj.

Për famën që more brenda 24 orëve, kë falënderon?

Griselda Katirai: Veten, normalisht.

Dikush mund të pyesë nëse ke një të dashur mendjehapur, apo je singël në kërkim të dashurisë?

Griselda Katirai: Me dashurinë si koncept dhe me të dashurin jam në koherencë të plotë, për çdo veprim që profesioni im ma kërkon. /Panoramaplus.al nga Klotilda Harka

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular