BallinaOP EDShembja e Teatrit Kombëtar, fundi i Qeverisë Rama

Shembja e Teatrit Kombëtar, fundi i Qeverisë Rama

spot_img
spot_img

Nga Ermal Xhelilaj

Si mund të heshtësh e të mos shprehësh indinjatën e thellë, përpara aktit të shëmtuar, brutal e antiligjor të shembjes në mënyrë barbare të TK nga segmentet e errëta qeveritare të Ramës dhe Erjon Velisë! Si mund të mos shprehësh zemërim, kur ky akt i paprecedent kundër artit, kulturës, trashëgimisë historike dhe vetë intelektualëve shqiptarë, kryhet natën si banditë, në një situatë të nderë pandemie, dhe në mënyrë kaq brutale e arrogante, sikur përpara të kishin banda kriminale e trafikantë dhe jo njerëz tē nderuar të artit e kulturës që i kanë dhënë kaq shumë këtij vendi e qytetarëve të tij.

Përse elita intelektuale shqiptare, me anë të këtyre veprimeve ekstreme e antikushtetuese, po sulmohet nga Rama dhe pinjolli i tij kryebashkiak kaq shumë dhe në këto momente të vështira që po kalon vendi?! E vërteta qendron në faktin që përpos projekteve korruptive për ndërtime kullash në territorin e TK, Rama, sikurse po përpiqet të bëjë me akademikët e pedagogët dhe mediat e pakta të lira që kanë mbijetuar, po përpiqet të asgjesojë kështjellat e fundit të mbrojtjes së lirisë së shprehjes, të të drejtave themelore të njeriut dhe rendit demokratik në Shqipëri.

Rama nuk mund ta pranojë kurrësesi që në shtetin e tij privat skllavopronar, ku krimi, korrupsioni, arroganca, vjedhja, paligjshmëria dhe antikushtetueshmëria tashmë janë një normë e standartizuar, të ketë njerëz gardianë të demokracisë e shtetit të së drejtës, që simbolizojnë zërin e të vërtetës dhe mbrojnë dinjitetin njerëzor e kulturor të qytetarëve shqiptarë. Rama nuk mund të pranojë që një elitë intelaktualësh të mos i nënshtrohen vullnetit të tij autokratik për ta kthyer vendin në një shtet të ri diktatorial në zemër të Europës.

Eshtë për të ardhur keq deri në pikëllim kur sheh vendin tënd nën thundrën e hekurt të një njeriu e të Qeverie që ka shkaterruar shpirtin njerëzor dhe vlerat humane, kulturore e arsimore të këtij vendi duke persekutuar qytetarët e ndershëm, burgosur artistë e gazetarë, keqtrajtuar opozitën, politizuar e shantazhuar eliten akademike, dhe mbyllur mediat e lira. Edhe në vende të botës së tretë me probleme në sistemin politik, respekti ndaj trashgimisë historike, kulturore e të artit dhe veprave me memorie historike ka qenë prezent. Kuba, Kamboxhia, Vietnami e deri në disa vende Afrikane, pavarësisht prirjeve politike të udhëheqësve të tyre, vlerat kulturore dhe godinat historike janë ruajtur e prezervuar.

Fatkeqësisht, Shqipëria nën udhëheqjen e Ramës me persekutimin, brutalitetin dhe nivelin e shkaterrimit të veprave artistike e kulturore, nuk mund të krahasohet as me vendet e sipërpërmendura.Krahas përpjekjes për të asfiksuar zërin e intelektualëve shqiptarë, Rama po promovon përcarjen dhe po minon bashkëjetesën dhe harmoninë e qytetarëve shqiptarë duke i përfshirë në një konflikt të rrezikshëm mes tyre. Këtë e bën me mjeshtëri djallëzore duke nxitur artistët kundër artistëve, gazetarët kundër gazetarëve, akademikët kundër akademikëve dhe opozitarët kundër opozitarëve me anë të rrjeteve sociale, peticioneve online, artikujve te kamufluar, presionit e shantazhit dhe me ushtrinë mercenare që ka në dispozicion.

Duke shembur Teatrin Kombëtar e dhunuar intelektualët Rama po përpiqet edhe të planifikojë ngritjen e një gracke për opozitën. Duke luajtur me ndjenjat e qytetarëve e sipmatizantëve opozitar për të akuzuar Bashën për një “bashkepunim hipotetik”për gjoja shembjen e TK, Rama po synon të injektojë një dozë diversioni brenda kampit opozitar. Me këtë strategji, po provokon opozitën në mënyrë që ta përfshijë në protesta të dhunshme. Janë pikërsisht protestat e dhunshme që i vijnë për shtat Ramës duke tërhequr vemendjen nga keqqeverisja, dhunimi i kushtetutës, cedimi i nivelit te demokracisë, shkelja e te drejtave themelore të njeriut dhe shkaterrimin e vlerave kulturore e historike.

Megjithatë, pavarësisht kësaj strategjie destruktive e djallëzore të Ramës kundër shqiptarëve, intelektualëve dhe partive opozitare, duket se kalkulimet politike Kryeministri i ka bërë kryekëput gabim. Në radhë, shembja e TK ēshtë një gabim taktik se artistët, gazetarët dhe intelektualët qëndrestarë nuk janë thjesht rrogëtar të rëndomtë të administrates, por njerëz me integritet që gĕzojnë respektin e mbështetjen e shqiptarëve.

Ne radhë të dytë, faktori ndërkombëtar përgjithësisht, bazuar në deklaratat zyrtare të disa ambasadave e politikanëve europianë, duket se është kundër shembjes së TK dhe keqtrajtimit të intelektualëve, duke i kaluar Ramës një mesazh të fortë politik. Në fund, ka kalkuluar keq kundërpërgjigjen e opozitës dhe liderit të saj që është më e organizuar, më inteligjente e eficente në veprimet e saj. Shumë shpejt Rama do ta kuptoj se gërmadhat e tempullit demokratik të Teatrit Kombëtar i janë shembur në kokë Qeverisë së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular