VIDEO/LUÇIANO BOÇI PUBLIKON PAMJET: FRIKA E RAMËS,
BLLOKON RRUGËN E TIRANËS
Rama ka urdhëruar shegertin e tij të Ministrisë së Brendshme të bllokojë përsëri rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Rama përtej cubizmit televiziv, e di mirë që protesta po e zhbjerr dhe rrëzon atë dita-ditës.
Teatri është varr i hapur dhe pret kufomën e tij politike.
Forcat shqiponja dhe ato rrugore kthejnë mbrapsht të gjithë personat jo rezidentë të Tiranës, pavarësisht se janë pajisur me leje.
Dje Lleshi bërtiste se policia e Ramës dhe e tij zbatonte ligjin dhe kur merrte zvarrë protestuesit, gra e fëmijë.
Po sot cilin ligj po zbaton policia z. Lleshi?!
Po dje që nuk kishte protestë, pse nuk kishte pengesë policore?!
Askush nga policët e shefat e tyre nuk disponon një urdhër shkresor.
Thjesht i kanë thënë në telefon ose FCB.
Këtu është katandisur ligji e shteti.
Por çfarëdo të bëje Rama dhe shegerti i tij i vogël, fundi tashmë është volusor.
Protestat e qytetarëve nuk ndalen.
Ne jemi krah tyre!
Posted by Luciano Boci on Wednesday, 20 May 2020