Presidenti Ilir Meta ka thirrur në takim ditën e sotme Partinë Demokratike dhe aleatët e saj. Takimi do të zhvillohet tek Vila 4.
Në fokus të takimit pritet të jetë Reforma Zgjedhore, për të cilën opozita ka deklaruar se do ta bojkotojë, shembja e Teatrit për të cilën kreu i shtetit ka qenë kundër dhe nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë
Meta ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, për të cilin ka marrë mbështetje nga Basha.