BallinaKryesoreA do të krijojë Ilir Meta një parti? Ja si përgjigjet presidenti

A do të krijojë Ilir Meta një parti? Ja si përgjigjet presidenti

spot_img
spot_img

Edi Rama tha mbrëmjen e djeshme se presidenti Ilir Meta do të krijojë një formacion politik. Sipas Ramës, lëvizja qytetare do të kthehet në një parti të presidentit.

I pyetur në lidhje me këto deklarime të Ramës, presidenti është shprehur se ai nuk ka nevojë për parti.

Pyetje: Zoti President, Kryeministri Rama në një intervistë televizive një ditë më parë tha se do të krijohet një lëvizje qytetare, e cila do të kthehet më pas në një parti nga Ilir Meta. Ju keni bërë thirrje për bashkim në një fron për të rivendosjen e demokracisë. A do të ketë një tjetër manifestim nga Presidenti Meta dhe a po mendoni ju vërtet të krijoni një parti? I keni ndarë rrugët me LSI-në, njëherë e mirë?

Meta: Më vjen keq që e bëni ju këtë pyetje, Ambrozia. Ju e dini shumë mirë se Presidenti Meta është këtu si President i Shqipërisë… – (dikush teshtin) fjalë e vërtetë, – deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti, as të krijojë ndonjë parti dhe asgjë tjetër!

Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë. Fronti për demokracinë fillon me përfundimin e Reformës Zgjedhore, sa më shpejt, me zgjedhje të lira dhe të ndershme për çdo shqiptar dhe të gjithë janë të mirëpritur. Por që ka nevojë për një reformë për demokracinë, patjetër, sepse diktatura ka trokitur dhe mos e merrni me shaka dhe të gjithë duhet të zgjohen dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular