BallinaAktualitet‘Gjermania është shumë e zhgënjyer me shembjen e Teatrit’

‘Gjermania është shumë e zhgënjyer me shembjen e Teatrit’

spot_img
spot_img

Tashmë është e qartë, se vendi lider në BE, Gjermania, ka mbetur e tronditur nga vendimi i Edi Ramës për të shembur Teatrin Kombëtar. Këtë e tregon reagimi i politikës dhe medias atje.

Ndërkohë Bahri Cani, editor i Deutsche Welle, tha se Gjermania është shumë e zhgënjyer.

“Gjermania është e zhgënjyer me shembjen e kësaj vlere kulturore në Tiranë.

Gjermania ka dalë e shkatërruar nga L2B, por gjermanët e kanë rindërtuar vendin e tyre pikërisht bazuar te skicat dhe planet e godinave që kanë ekzistuar para luftës. Kështu ka ndodhur edhe me parlamentin gjerman. Kështu ka ndodhur me qendrat e qyteteve,” tha ai për RTK.

Sipas tij, ka pasur reagime, duke përmendur raportin e KAS, që vlerëson se shembja ishte e paligjshme.

“Fondacioni Konrad Adenauer, i afërt me partinë CDU të kancelares Angela Merkel, e akuzon drejtpërdrejt qeverinë se ka shfrytëzuar pandeminë për qëllime politike,” tha Cani.

“Ka pasur reagime të politikanëve që cilësohen si ekspertë të politikës ballkanike, të cilët kanë shprehur zhgënjim,” shtoi ai.

Cani citoi edhe mediat më të rëndësishme gjermane, që kanë raportuar.

Frankfurter Allgemeine Zeitung e ka quajtur krim moral, kurse gazeta serioze Sueddeutsche Zeitung shkruan se “lirohet vendi për një qendër të tregtare, që lë të nënkuptohet se në vend të vlerave kulturore do ngrihet një qendër tregtare”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular