BallinaAktualitetZëri i Amerikës: Mesazhi i Yuri Kim dukej se ishte për...

Zëri i Amerikës: Mesazhi i Yuri Kim dukej se ishte për Metën

spot_img
spot_img

VOA

Në Shqipëri, duket se janë riaktivizuar përpjekjet për të prekur dhe ndërhyrë në reformën në Drejtësi. Të enjten në mbrëmje në një mesazh në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruante se “shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe jo perfekte, por është e nevojshme, po bën përparim dhe duhet të vazhdojë”.

Mesazhi shkaktoi habi në momentet e para edhe sepse nuk bëhej e qartë se cilave dyshime ajo i referohej. Por shumë shpejt, pas formulimit diplomatik, u mësua se nuk ishin vetëm “fjalë” dhe se mesazhi ngjante t’i drejtohej presidentit Ilir Meta, dhe platformës së tij “të propozuar të dyja palëve, me qëllim arritjen e një emëruesi të përbashkët në dobi të përshpejtimit të nisjes së negociatave të anëtarësimit me BE-në”, siç shpjegonte njoftimi i presidencës, mbi takimin me ambasadorëve e vendeve të Bashkimit Europian. Kjo temë ishte trajtuar dhe në bisedimet që po dje ai pati dhe me drejtuesit e opozitës. Një nga pikat e platformës, siç shpjegoi në një intervistë për televizionin Klan, kryetari republikan Fatmir Mediu, kishte të bënte pikërisht me “ecurinë e sistemit të Drejtësisë për të shkuar edhe në bashkëpunim politik, për të bërë amendime të ndryshme të nevojshme për të patur një drejtësi të pavarur por që kalojnë përmes një Këshilli politik, përpara se të miratohen, nga pikëpamja juridike në parlament”.

Dhe në fakt, pak më vonë, ambasadori i BE-së në Shqipëri, i cili kishte qenë në takimin me presidentin, ishte në të njejtën linjë me homologen amerikane, dhe madje më i drejtëpërdrejtë. “Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe duhet të ruhet. Kjo nuk është koha për të rihapë diskutimin mbi bazat e saj, por për të rritur efikasitetin e tij dhe forcimin e burimeve në dispozicio. Për të ofruar çdo ditë, drejtësinë e pavarur që qytetarët shqiptarë meritojnë dhe që ta çojë përpara Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE”, theksonte ambasadori Soreca po në Twitter

Duke ripostuar mesazhin e ambasadores amerikane Yuri Kim, kryeministri Edi Rama shkruajti se ishte “Dakort” me të, ndërsa vijonte me një thënie të Shekspirit. “Ferri është Bosh. Të gjithë djajtë janë aty”.

Ndërsa rimerrte në Twitter-in e tij mesazhin e ambasadores Yuri Kim, kryetari demokrat Lulzim Basha duket se kishte një tjetër lexim. “Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është ilegjitim. Ndryshime të tilla u shërbejnë vetëm atyre që përdorin fuqinë e tyre për të deformuar dhe minuar reformën dhe për të kontrolluar dhe kapur politikisht sistemin e drejtësisë”, shkruajti zoti Basha. Megjithatë qëndrimi i tij, i ritheksuar dhe pas mesazhit të ambasadorit Soreca, mund të intepretohet edhe si një mënyrë për të dëshmuar se nëse nuk pajtohet me propozimin e presidentit Meta, po aq nuk pajtohet dhe me faktin se as shumica nuk do të duhej të fuste e vetme duart në procesin e Reformës.

Por më vonë, në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla, kryeministri Rama u shpreh se “parlamenti nuk urdhërohet nga Lulzim Basha, sepse Basha është thjesht qytetar në raport me parlamentin. Nuk ka tagër t’i thotë parlamentit bëj këtë e atë, sepse parlamenti është sovran e legjitim. Ata atje i ka sjellë Lulzim Basha. Parlamenti do marrë çdo vendim edhe për reformën në drejtësi, në koordinim me SHBA-të”, tha Rama, duke deklaruar pa mëdyshje se “ndërkombëtarëve iu është kërkuar ndryshimi i Reformës në drejtësi nga presidenti Meta”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular