Momente paniku ne Korce, kur nje adoleshent ka tentuar t’i rrembeje nga duart nenes femijen e saj 4-vjecar.
Ngjarja ka ndodhur rrreth orës 22:00, mbreme, ne lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës.
Spas News 24, fëmija ka qenë pranë nënës në momentin që një person është afruar për ta rrëmbyer, por disa metra nga vendi i ngjarjes është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Policia menjëherë pas sinjalizimit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona, te cilet kane sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe me pas eshte bere i mundur edhe arrestimi i personit te tentoi te rrembente femijen.
Thuhet se ai vuan nga probleme te shendetit mendor, por ende nuk ka te dhena per identitetin e tij.