BallinaKryesoreYuri Kim i dha fund dy kryespekulimeve të Ramës

Yuri Kim i dha fund dy kryespekulimeve të Ramës

spot_img
spot_img

Nga Red Varaku

Ambasadorja amerikane, emëruara e drejtëpërdrejtë e Presidentit Trump, foli dje qartë dhe i dha fund dy spekulimeve kryesore të Ramës dhe megafonëve të tij mediatikë.

Spekulimi i parë lidhet me atë që ajo përjashtoi kategorikisht: një marrëveshje midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Një spekulim, që duke shfrytëzuar marrëveshjen e 17 majit, që të gjithë e dimë se u bë nën presionin dhe garancinë e faktorit ndërkombëtar, kishte zënë rrënjë në retorikën e qeverisë.

Duke vlerësuar si “udhëheqësi të vërtetë” rolin e Lulzim Bashës, ajo jo vetëm hoqi çdo alibi të një marrëveshjeje të Bashës me Ramën, por qartësoi se ishin “të tjerë” ata që në të vërtetë kanë marrëveshje me Ramën në dëm të interesit publik.

Njëkohësisht ajo paralajmëroi “të tjerët” të heqin dorë menjëherë nga marrëveshjet “prapa krahëve” në dëm të interesave të popullit shqiptar dhe duhet të ndjekin qëndrimin e Bashës.

Spekulimi i dytë lidhet me qëndrimet diplomatike apo deklaratat parimore të BE dhe SHBA, të cilat prej kohësh kryeministri po ia servirte popullit shqiptar si mbështetje për qëndrimet e tij.

Me deklaratën e djeshme, ambasadorja amerikane, i dha fund retorikës së spekulimeve, që vazhdojnë të bëhen me qëndrimet shumë të kujdesshme diplomatike të zyrtarëve amerikanë, gjoja sikur amerikanët mbështesin Edi Ramën.

Ajo e bëri edhe një herë të qartë që prioritet i Perëndimit mbetet interesi i popullit shqiptar dhe stabiliteti i vendit.
Jo rastësisht, ajo pati premtuar para Senatit Amerikan se angazhimi i parë i saj në lidhje me situatën politike në Shqipëri do të ishte ‘nxitja që udhëheqësit e vendit të zgjidhin ‘ngërçin’ aktual politik në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE’.

Tani që situata po stabilizohet dhe konflikti po vendoset nën kontroll, SHBA kanë vendosur të ndërhyjnë radikalisht për ta zgjidhur krizën duke i treguar secilit vendin.

Natyrisht, ndërhyrjet diplomatike mbeten teknika më pak poetike se beteja për liri dhe demokraci, që aspirojnë njerëzit e zakonshëm, por ja që politika nuk është poezi dhe vetëm dëshirat për t’i bërë gjërat ashtu siç duam, nuk mjaftojnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular