Aktori i mirënjohur, Zef Deda, i është bashkuar nismës së Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, të cilët ishin sot në Shkodër ku kërkuan firmat e qytetarëve për ndërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte para se të shembej.
Ndërsa mori mikrofonin për të folur, Deda puthi muret e teatrit “Migjeni”, ndërsa th ai përlotur se “këtë tempull nuk guxojnë ta prekin siç bënë me Teatrin Kombëtar”.
Aktori i madh i humorit e quajti qeverinë “mafia”, ndërsa shtoi se po shkatërron vendin.
“Ata luajtën në mënyrën më të tradhtare sepse po të ishim ne, ju, artistët shkodranë, po të ishte vlonjati, korçari, aty përbri tij tërë natën nuk çohen këta, nuk guxojnë. Super komunistë, super fashistë. Nuk duan kulturë, nuk duan art. Ajo mafie po shkatërron këtë vend dhe e gjithë rinia jonë ka për të ikur nga këtu“, tha aktori.