Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Korçë, ku u gjet e vetëvrarë në banesë një 20-vjeçare.
Burime policore i thanë se Lorena Kodra, se një vit më parë e reja kishte denoncuar djalin e xhaxhait për përdhunim.
Të njëjtat burime shtojnë se djali i xhaxhait të saj ishte dënuar në atë kohë për veprën penale “ngacmim seksual”, ndërsa momentalisht është duke vuajtur dënimin “arrest shtëpie”.
20-vjeçarja vari veten mesditën e sotme në banesën e saj, ndërsa nuk dihet nëse ky rast ka ndikuar në aktin ekstrem. Policia ende është duke punuar dhe marrë në pyetje të afërm dhe familjarë.