Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani thotë se vazhdon të ketë të njëjtat qëndrime sikurse para zgjedhjeve të 6 tetorit 2019. Ajo thotë se partia nga ajo vjen nuk ka arsye që të befasohet nga vendimet e saj, pasi gjithmonë e kanë ditur qëndrimin e saj për çështjet politike në vend.
“Unë po mbroj qëndrimet e mia që i kam mbrojtur para dhe pas 6 tetorit. Asnjëra prej tyre nuk kanë ndryshuar. Nuk është që partia nuk i ka ditur këto qëndrime para se të më kandidonte për kryeministre e që tani po befasohet. Ato nuk kanë lidhje me kryeministrin aktual”, – tha Osmani e ftuar në emisionin Pressing në T7.
Ajo thotë se nuk po e përkrah kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Qëndrimet e mia nuk lidhen me individët e caktuar”, – thotë Osmani.
Ajo tregon se në mes të institucionit të Qeverisë dhe Kuvendit ka bashkëpunim në kuadër të Kushtetutës.