Kryeministri Rama propozoi që deri në vitin 2021, të dielat të jenë pa makina.
Ndërkaq gazetari Endri Xhafo i kujton kryeministrit se vitin tjetër janë zgjedhjet dhe ai rrezikon të mbetet në histori.
“Epo ta hash nga e diela! Se ajo i vë vizën gjithë historive me vota, vjedhje votash, koncesione, parajsa fiskale, KED, Gjykatë Kushtetuese, Parlament, pushtet vendor, teatër, stadium, unazë, bulevard, spital, etj.etj. E diela është konkrete! Kush prek të dielën e zhyt bursën e humorit popullor në nivelet më të ulta historike! Nxit një inat të hidhur, në dukje irracional, hakmarrës dhe të shpejtë, që të bën gropën! Mos i fut vetes kësi sikletesh vitin tjetër që janë edhe zgjedhjet, se do ta hash nga e diela! Dhe do të mbetesh në histori për kaq gjë”, shkruan Xhafo!