BallinaAktualitetEmërimet në Kushtetuese dhe paketa antishpifje, ja datat kur shqyrtohen në Komisionin...

Emërimet në Kushtetuese dhe paketa antishpifje, ja datat kur shqyrtohen në Komisionin e Venecias

spot_img
spot_img

Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni i Venecis do të mblidhet në qershor. Komisioni i Venecias ka caktuar datat 18 dhe 19 qershor për sesionin plenar, në të cilin pritet të shqyrtohet çështja për emërimet ne Gjykatën Kushtetuese dhe paketën antishpifje dhe më pas të dorëzohet opinioni.

Kujtojmë se paketa “Anti-Shpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pjesë e së cilit është edhe vetë Komisioni i Venecias që ka kërkuar mendimin e ekspertëve.
Këshilli i Europës iu kishte dërguar autoriteteve shqiptare disa amendime për këtë paketë, por nuk u morën parasysh nga mazhoranca gjatë diskutimit në Parlament.
Për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i është drejtuar Venecias.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular