Anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore kanë rënë dakord për një nga propozimet e opozitës.
Mësohet se palët kanë rënë dakord për periudhën zgjedhore dhe afatet e propozuara janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.
“Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor”, ishte një nga tre propozimet më të cilat opozita u ul sot në tryezë për diskutime.
Ndërkohë diskutimet janë duke vijuar për dy propozimet e tjera të opozitës sa i përket financimit të partive dhe kuotat gjinore.