Tre gra kosovare raportohet që të jenë përfshirë në një skandal në Zvicër. Kjo pasi ata akuzohen të kenë rrëmbyer dhe torturuar një kolegen e tyre.
Raportohet se një 23-vjeçare, Mira A. paraqiti shoqen e saj kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, ajo u rrëmbye, rrah dhe keqtrajtua nga nëna e akuzuar dhe tri shoqet e saj.
Kur kosovarja me inicialet Lara O. mori vesh se çfarë kishte ndodhur, vendosi që të hakmerret.
Ajo informoi tri bashkatdhetarët e saj: Alba Z. 23-vjeçare dhe dy motrat Svea, 25-vjeçare dhe Dinora K. 29-vjeçare.
Pas kësaj, gruaja zvicerane u rrah dhe u poshtërua me mënyra nga më të ndryshmet.
Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se e reja me prejardhje nga Kosova, Alba Z. i ngriti kurth viktimës.
Ajo i caktoi një takim tek parkingu i një restoranti. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje, dhe e morën viktimën e futën në makinë dhe e çuan në pyll.
Më pas, ato e çuan gruan në banesën e Lara O. dhe Svea K., dhe e kërcënuan nga forma të ndryshme.
Lara, vajza nga Kosova që e torturoi viktimën është shprehur se situata mund të ishte përshkallëzuar edhe më shumë.
Në një intervistë në zyrën e avokatit të saj të Cyrihut, Hugo Ëerren, i njohur si “Doctor Hugo”, ajo rrëfeu: “Gjithçka më doli nga duart. Më vjen shumë keq”.
Gruaja nga Zvicra thuhet të jetë përgjëruar për falje ndërsa kosovaret e filmonin ndërsa e keqtrajtonin dhe poshtëronin me mënyra nga më të ndryshmet.
Ato e detyruan të rrinte nudo para një kamere dhe të fliste për preferencat e saj seksuale si dhe kërkesa të tjera që kishin “torturueset” e saj.
Pasi u dhunua, zvicerania u la më pas e lirë ndërsa njoftoi dhe policinë.
Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim.
Gjyqi pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Tashmë ato akuzohen për për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual dhe pritet që të dënohen me disa vite pas hekurave.