BallinaShow Bizz“Unhinged”, filmi i parë që do të shfaqet në kinematë e SHBA-së...

“Unhinged”, filmi i parë që do të shfaqet në kinematë e SHBA-së pas pandemisë

spot_img
spot_img

“Unhinged”, triler për mllefin në trafik me aktorin Russell Crowe, do të jetë filmi i parë i madh që do të shfaqet në kinema që nga kufizimet për shkak pandemisë së koronavirusit, ka shkruar revista NME të hënën.

Duke u shfaqur disa muaj më herët se që është planifikuar, filmi i cili është një triler psikologjik dhe që paraqet mllefin që shkakton trafiku, do të arrijë në kinematë e SHBA-së më 1 korrik.

Ky lajm vjen pasi që pothuajse një milion punonjës në industrinë e filmit dhe TV-së kanë humbur vendet e punës në Hollywood pas mbylljes së produksioneve për shkak të përhapjes së virusit.

Karantinat kanë rritur kërkesën për filma dhe programe televizive në mesin e shikuesve të mbyllur në shtëpi dhe ekspertët parashikojnë se transmetuesit do të kenë mungesë të programeve dhe filmave deri në fund të vitit.

Netflixi tashmë ka vazhduar produksionin në vendet si Koreja Jugore dhe Islanda. Qyteti Los Angeles, i cili konsiderohet si kryeqyteti i filmit dhe programeve televizive, ka krijuar grupe pune për të vlerësuar se kur mund të vazhdojë puna në këtë industri, transmeton KOHA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular