Emily Jones u plagos me thikë çka i shkaktoi vdekjen më pas, ndërsa ishte me prindërit e saj në Queen’s Park, Bolton, në Ditën e Nënës.
Eltiona Skana, 30 vjeçe, shqiptare, është akuzuar për vrasje dhe aktualisht është e arrestuar.
Babai i Emily, Mark Jones, u ul në sallën publike, ndërsa Skana u shfaq përmes një video nga Spitali Rampton me siguri të lartë në Nottinghamshire.
Gjykatësi Richard Mansell QC, duke iu drejtuar z. Jones drejtpërdrejt, tha: ‘Unë do t’ju them diçka personalisht. Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen që ju dhe gruaja juaj po kaloni në këtë moment. Ju keni simpatinë time personale, më të thellë dhe jam i sigurt se simpatia më e thellë është e të gjithëve të përfshirë në procesin gjyqësor”.
Skana, e veshur me një triko Adidas të zezë dhe të bardhë dhe një zinxhir rreth qafës, foli shkurt duke konfirmuar vetëm emrin e saj.
Ajo u arrestua deri në një seancë dëgjimore të mëtejshme në shtator, përpara një date të mundshme gjyqi më 23 nëntor.
Emily, fëmijë i vetëm i çiftit, vdiq menjëherë pas sulmit në dukje të rastësishëm, për të cilin u dëshmua nga babai dhe nëna.
Më parë të martën, e pandehura u paraqit në një seancë tjetër të shkurtër në Gjykatën e Magjistraturës në Manchester përmes lidhjes video nga Rampton.
Skana gjithashtu akuzohet për një kundërvajtje të posedimit të thikës artizanale, në një vend publik në të njëjtën datë, 22 mars.