Një 69-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv për shkak të koronavirusit.
Deri më tani, numri i të vdekurve ka shkuar në 33 që prej fillimit të pandemisë.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në Spitalin Infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.
Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19.
Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive,” deklaroi MSH.