Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Hasit, ku një fëmijë i moshës 10 vjeç ka humbur jetën për shkak se e ka zënë nënvete porta e fushës së minifutbollit në shkollën e qytetit.
Sipas burimeve të Syri Tv, fëmija ka vdekur në spitalin e Krumës duke mos i shpëtuar dot lëndimeve të marra.
Në vendngjarje ndodhet aktualisht Policia, e cila nuk ka dalë ende në një komunikatë për shtyp.
Fëmijës pritet ti bëhet autopsia në spitalin e Kukësit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.