Një automjet ka marrë flakë në ecje në kryeqytet. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 17:20, tek kryqëzimi i Laprakës, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje mjeti me drejtues shtetasin K.V., ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.