Mblidhet sot Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore. Mesohet se në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues të partive dhe ekspertë të çështjeve zgjedhore. Kujtojmë se palët politike kanë parashtruar disa kërkesa për këtë reformë. Kështu, Partia Demokratike kërkon që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Pak ditë më parë palët politike u dakordësun për 3 çështje; periudhë zgjedhore, kuotat gjinore dhe financimin e partive, ndërsa opozita theksoi se këto nuk janë çështjet më të rëndësishme.
Kujtojmë se sot ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi sot një nga anëtarët e Këshillit Politik, Petrit Vasilin, ndërsa më herët zhvilloi takim me Gjiknurin, Bylykbashin dhe Hajdarin.
Ky takim vjen vetëm 3 ditë para përfundimit të Reformës Zgjedhore, dhe 31 maji nuk është kushti i SHBA, por një dakordësi mes palëve që Lulzim Basha është zotuar para ambasadores për këtë datë. Po ashtu, kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, teksa reagoi sot, pohoi se po ndiqet me interes të veçantë përpjekjet e partive për kompromis për çështje të rëndësishme, që OSBE i ka vlerësuar si problematika për shumë vite.