Kur kanë mbetur vetëm 3 ditë nga afati i mbylljes së reformës zgjedhore, ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë një takim me secilin nga përfaqësuesit e Këshillit Politik.
Sipas burimeve Kim do të kete takime te veçanta me Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasili.
Takimet pritet te nisin në orën 11:00.
Temë e diskutimit mendohet të jetë çështja e reformës zgjedhore, ku ambasadorja ka kërkuar përfundimin e saj brenda datës 31 maj.
Sot në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore.