BallinaOP EDStudentja shqiptare në Bruksel - Ramës: Dhuna mbi artistët dhe gazetarët është...

Studentja shqiptare në Bruksel – Ramës: Dhuna mbi artistët dhe gazetarët është demokraci?

spot_img
spot_img

EDONA VUKSANLEKAJ
Brussels School of International Studies

Bashkimi Evropian, ëndrra e të gjithë shqiptarëve! Përshëndetje nga një studente që ka privilegjin të arsimohet në kryeqytetin e Evropës, por jo të gjithë e kanë atë. Familja, miqtë dhe të gjithë njerëzit e mi që janë në Shqipëri përjetojnë çdo ditë një ndjenjë të tmerrshme, atë te pikëllimit. Pikëllim në çdo aspekt! Ata ëndërrojnë që shteti i tyre të arrijë në nivelin evropian dhe që shqiptarët, ashtu si ata 27 popuj të tjerë, një ditë do të konsiderohen qytetarë evropianë. Por pikërisht më 17 maj 2020, unë, si shqiptare, ju bëra thirrje, të mos pranoni që të vazhdoni negociatat për aderimin e Shqipërisë. Mos e bëni, sepse pikërisht në këtë periudhë Shqipëria nuk duhet të hyjë në BE, por së pari duhet të kapërcejë krizën kombëtare. Dhe pikërisht kjo krizë është qeveria aktuale, është kryeministri ynë që po e shndërron sistemin demokratik në një diktaturë. Më 17 maj shqiptarët u zgjuan nga zhurmat e frikshme dhe pamjet e tmerrshme. Ishin pamjet e Teatrit Kombëtar nga i cili mbetën vetëm rrënojat. Ky teatër ka qenë një shembull i jashtëzakonshëm i arkitekturës moderne italiane që nga vitet ’30. Nuk është vetëm një teatër por një monument që mbart në muret e tij ngjarje historike, artistike, akademike dhe politike që pas Luftës së Dytë Botërore. Është një hap i madh drejt planifikimit urban dhe arkitekturës moderne dhe kjo vjen pikërisht pas një periudhe të gjatë osmane. Ishte shtëpia ku arti lindi, u zhvillua dhe pikërisht sot vdiq një e kaluar tepër domethënëse e tij. Së bashku me të, u thyen qindra zemra të njerëzve që i kishin kushtuar tërë jetën asaj ndërtese. Dhe a e dini se cila pjesë është më e dhimbshme? Fakti që prishja e atij teatri u bë në mënyrën më brutale, kriminale, në fshehtësi, sikur të donin ta vidhnin. Ajo u shemb brenda natës kur njerëzit nuk ishin në dijeni dhe secili ishte në shtëpinë e tij.
Kjo u bë sepse monstrat e dinin se njerëzit do të bënin të pamundurën, ata do ta rrethonin atë ndërtesë në mënyrë që të ndalonin rrëzimin e saj. Vuajtjet që përjetuan këta njerëz u vunë re pikërisht sot në mëngjes, kur askush nuk donte të dinte për masat e distancimit shoqëror, kur askush nuk kishte frikë se mos infektohej nga koronavirus por qindra njerëz u mblodhën kokë më kokë duke vajtuar dhe shfryrë zemërimin dhe dhimbjen e tyre në formë proteste. A e dini se cila është më e çuditshmja për këtë? Që mijëra oficerë të policisë vepruan si barrikada për të mbrojtur ndërtesën e kryeministrit, sepse ashtu u urdhëruan. A nuk rrezikonin ata të infektojnë njëri-tjetrin?!

Pikërisht pas 17 majit , sipas skenarit të asaj qeverie, u rrit numri i të infektuarve dhe është e çuditshme se si disa ditë rresht nuk pati shtim të rasteve por papritmas dje u shfaqën dhjetëra të tillë! Është e vetmja qeveri që shtyn gjëndjen e jashtëzakonshme me një afat kaq të gjatë. Përse nuk e bënë shtete të tjera ku numri i të infektuarve dhe të vdekurve ishte me dhjetëra herë më i lartë se në vendin tone? E bëri këtë sepse në mënyrë indirekte do të shtyjë ditët e tij dhe të ndalojë popullin që të mos fillojë protestat. Çfarë qeverie detajiste apo jo? Ju lutemi hidhini një sy fotove të mëngjesit të sotëm! Aktorë që prangosen dhe me pranga në duar përpiqen të fshijnë lotët dhe me një zë të mbytur thonë: “Kam kaluar 25 vjet të jetës sime në atë teatër”. Analistë që shtrihen përtokë, rrahen, gjakosen dhe prangosen. Kjo është demokraci? A meriton një vend si ky të anëtarësohet në BE? Anëtarësimi ose edhe thjesht hapja e negociatave për Shqipërinë për sa kohë që ekziston një qeveri e tillë diktatoriale është humbje për vlerat evropiane. Prandaj, ju lutem, anashkaloni kriteret e përcaktuara deri më tani për Shqipërinë dhe vendosni si kusht për anëtarësim dorëheqjen e atij diktatori që po shkatërron shqiptarët. Pikërisht në këtë rast ju do të kuptoni se ky është kushti më i vështirë që ai as nuk do e mendojë që ta përmbushi, sepse ai nuk është i interesuar për BE-në si një vlerë evropiane apo Shqipërinë si pjesë e saj. Ai është i interesuar vetëm për meritat dhe buxhetin e xhepit të tij. Ky nuk ështe thjesht një opinion subjektiv por është diçka faktike. Ai kryeministër vuan nga Kleptomania, pikërisht çrregullimi i kontrollit të impulsit që rezulton në një kërkesë të parezistueshme për të vjedhur. Vjedh votat e popullit, tenderat e huaj, ëndrrat e shqiptarëve, hakun e punës dhe sot vodhi edhe një kujtim të çmuar për shumë shqiptarë. Dhe e bëri vërtetë si një hajdut profesionist dhe këtë gjë e tregoi me taktikën që zgjodhi për shkatërrimin e saj.
Ju lutem, ndihmoni Shqipërinë duke e çliruar nga ato kthetra sepse ne nuk jemi ata që e votojmë, ai po voton veten e vet duke vjedhur votat tona.
Ne nuk duam negociata, as rritje të pagave, as përmirësime të infrastrukturës, as betonizime të mëtejshme, por duam para së gjithash paqen shpirtërore dhe një përfaqësim të denjë të vlerave të shqiptarëve.
Shqipëria nuk rrezikohet nga Koronavirus por nga diktatori Rama!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular