BallinaAktualitetStudimi i fundit/Ja kur e preku Koronavirusi preku njeriun e parë!

Studimi i fundit/Ja kur e preku Koronavirusi preku njeriun e parë!

spot_img
spot_img

Rindërtohet mutacioni gjenetik që shndërroi koronavirusin e kafshëve në një virus njerëzor dhe që iu përshtat organizmit të qenieve njerëzore i aftë ta prekë atë. Rezultati, që gjendet në internet i botuar në Gazetën e Virologjisë Klinike nga studiues italianë nga grupi i statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë molekulare të Universitetit Campus Bio-Medico të Romës i drejtuar nga Massimo Ciccozzi me autor një student të quajtur Domenico Benvenuto.

Duke studiuar sekuencat gjenetike të virusit që qarkullon në Kinë, studiuesit rindërtuan mutacionet e tij derisa zbuluan se çfarë ishte vendimtare për të ashtuquajturin “kapërcim të specieve” dhe që është ndryshimi që lejoi një virus tipik të kafshëve, në veçanti të lakuriqëve të bëhet i aftë të sulmojë njeriun.

“Ishte një ndryshim vendimtar, një mutacion shumë i veçantë që ndodhi midis 20 dhe 25 nëntorit”, – tha Ciccozzi për ANSA.

Si të gjithë viruset, koronavirusi SarsCoV2 “ndryshon vazhdimisht dhe përpiqet të ndryshojë pamjen e tij për të qenë në ekuilibër me sistemin imunitar të atij ku është strehuar”, – vazhdon eksperti. Pas asaj të dy proteinave strukturore, mutacioni i tretë i koronavirusit ishte ai vendimtari pasi u shndërrua proteina sipërfaqësore e quajtur “spike”, të cilën virusi e përdor për të sulmuar qelizat dhe për t’i pushtuar ato për tu shumuar.

“Ishte mutacioni i proteinës spike që lejoi që virusi të bënte kërcimin. Është një proteinë mjaft e ruajtur në historinë evolucionare të virusit – tha Ciccozzi – dhe ky mutacion e ka lejuar atë që të bëjë kalimin nga kafsha te njeriu, duke shkaktuar epideminë njerëzore”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular