BallinaAktualitetVIDEO/Basha nga Fushë- Kruja: Ramavirusi po i çon drejt falimentimit fasoneritë. Do...

VIDEO/Basha nga Fushë- Kruja: Ramavirusi po i çon drejt falimentimit fasoneritë. Do të më keni në krah!

spot_img
spot_img

[11:40, 28/05/2020] Patriku: Takmi i Bashës me fasonët në Krujë, të dhënat janë tronditëse: gjysma e punonjësve kanë humbur vendet e punës nga mungesa e mbështetjes së qeverisë. Basha: Qeveria i bëri paratë tendera dhe koncesione. Do të më keni në krah!

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA NË DISA FASONERI TË KRUJËS

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi disa fasoneri në Krujë për të parë nga afër pasojat e rënda të braktisjes nga qeveria gjatë pandemisë. Shkurtim i vendeve të punës, refuzim i pagesës së papunësisë për shumicën e punëtorëve të hequr, gjoba për pronarët janë 3 nga goditjet më të forta të sektorit që punëson rreth 70 mijë persona, pjesa më e madhe gra e vajza.

“Kam patur rreth 60 punonjës, kam hequr 32 nga puna, të gjitha gra dhe vetëm 11 prej tyre kanë marrë pagën e luftës. Vazhdoj të aplikoj, por nuk kam përgjigje, nuk e di a do të dëgjohet zëri”- i tha pronari i një fasonerie kreut të opozitës.

“Nga këta mos prit përgjigje. Nuk kanë as veshë për të dëgjuar, as zemër, as sy për të parë problemet e njerëzve”- u shpreh Basha. “Sikur të kishin patur pak zemër për t’ju dëgjuar, fasoneria paguan 12 milionë euro taksa, sikur ato para t’jua kishin kthyer për të mbështetur punonjësit, ju nuk do të kishit ardhur në këtë ditë. Ky është momenti i një krize të thellë ekonomike. Kësaj i dilej përpara duke paguar punonjësit, duke rritur konsumin dhe të mos detyroheshe të hiqje njerëz nga puna. Kostoja do të ishte 30 milionë euro në 2 muaj, por ai prish Teatrin Kombëtar, çon 30 mijë euro atje dhe mbyll 70 mijë vende pune. Kjo është kriminale”- theksoi kreu i opozitës.

Pronari i një fasonerie tjetër shprehu shqetësimin se problemi i zero ndihme nga qeveria i ka efektet e shtrira në kohë. “Problemi ka për të qenë në vazhdim. Po t’i shikosh, dikush që punonte para një jave, sot nuk punon më. Mund të jenë 6-7 ndërmarrje që janë mbyllur 2 ditët e fundit. Paketat nuk ishin fare për ne, pa asnjë ndihmë financiare. Nga 160 vetë vetëm 13 kanë marrë ndihmë. Kam shkurtuar shumë vende pune, më vjen keq, por isha i detyruar. Ishte thikë me dy presa. Na lanë hapur, për të na lënë pa asnjë ndihmë. Vetëm nga marsi i ardhshëm mund të rimëkëmbemi dhe pa një ndihmë financiare është shumë e vështirë”- u shpreh pronari i fasonerisë.

“Arsyeja pse nuk ju kanë mbështetur është se këta nuk kanë ndarë parà për ekonominë. Kanë vazhduar tendera koncesione, PPP, si të ishim në kohë normale. Lekët që duhet të vinin tek ju, i kanë çuar atje. Kjo është arsyeja pse e gjithë ekonomia, e gjithë industria është në vështirësi, në veçanti ju dhe turizmi.”- tha Basha

Një nga faktet më domethënëse është se shumica e grave dhe vajzave të fasonerive janë ose kryefamiljare, ose personat e vetëm që çojnë të ardhura në familje. Ato i pohuan kreut të opozitës se nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga shteti dhe se janë në vështirësi të mëdha.

“Një fjalë kurajo mund t’ju them sot, mos u dorëzoni. E di që e keni të vështirë, do të na keni në krah, do të më keni në krah”- u shpreh Lulzim Basha në bashkëbisedim me gratë dhe vajzat në fasoneri.

Në takimin e veçantë me përfaqësursit e shoqatës së fasonëve kreu i opozitës mbështeti kërkesat e tyre për subvencionim të pagës së punonjësve dhe lehtesi fiskale në të ardhmen, si një masë mbrojtëse për këtë industri që punëson rreth 70 mijë gra e vajza në të gjithë vendin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular