Gazetari Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinon”, ka vlerësuar si rrallëherë kreun e opozitës, Lulzim Bashën. Ai tha: “Më bëri përshtypje tek Basha. Një gjuhë jashtëzakonisht korrekte, një njeri që dha shembull të një lideri opozitar, se si ndërtohet diskursi i të ardhmes. Shikojeni se si e përfundoi intervistën, në mënyrë jashtëzakonisht korrekte, një ndër të rralla gjëra, që nuk është gjuhë për votuesit.
Ai tha, shqiptarëve do t’ju premtoj një Shqipëri normale, një jetë normale, jo gjëra të cilat nuk mund t’i realizojë. Një lider i cili ka ambicie korrekte politike, dha një mesazh jashtëzakonisht interesant. Kjo më bëri shpresëdhënës“, tha Haxhiu.