Ka lënë qelinë e burgut në Itali Moisi Habilaj. Gjykata e Apelit e Katanias pranoi kërkesën për modifikimin e masës së paraburgimit të paraqitur nga mbrojtësit, avokatët Maria Caltabiano dhe Francesco Strano Tagliareni.
Mediat italiane raporojnë se Mosi Habilaj nuk do të kthehet në Shqipëri, “arrestin shtëpiak” do e kryejë në Itali, në San Michele di Ganzaria ku jeton një anëtar i familjes se tij.
Habilaj u dënua në shkallë të parë me 15 vjet dhe 5 muaj burg.