BallinaAktualitetNjë 25 katësh i ri do ndërtohet në qendër të kryeqytetit/ Kompania...

Një 25 katësh i ri do ndërtohet në qendër të kryeqytetit/ Kompania me 312 mijë euro të ardhura do të sjellë “Tirana’s Rock”

spot_img
spot_img

Një tjetër ndërtesë shumëkatëshe në qendër të kryeqytetit. Këtë herë pranë sheshit “Skënderbej” do të ngrihet një kullë 25 katëshe me ambiente të shumta biznesi dhe njësi banimi.

Kulla e quajtur “Tirana’s Rock” është publikuar nga Portali Shqiptar i ndërtuesve, ndërsa objekti i cili do të ndërtohet nga kompania ANA me aktivitet import-eskportin dhe që në vitin 2018 kishte 312 mijë euro të ardhura. Kompania në fjalë ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit.

Ky objekt, i cili ngrihet mbi një parking nëntokësor 5 kate, ka një sipërfaqe rreth 29,300 metër katrorë ambiente tregtare, zyra dhe njësi banimi. Apartamentet përbëjnë pjesën kryesore të projektit. Ndërsa ambientet tregtare do të jenë të aksesueshme nga ana e sheshit Skënderbe.

Trualli ku do të zhvillohet projekti që propozohet, kufizohet nga “Rruga e Dibrës” që ndodhet në Jug, Unaza e Vogël në Veri. Trualli është pjesë e zemrës së qytetit të Tiranës.

Pallati 25 katësh është projektuar nga studio holandezë MVRD për llogari të kompanisë së ndërtimit Ana shpk. Sipas artikitektëve bashkëkohorë, kullat sjellin një vizion modernist dhe energji pozitive për qendrën e kryeqytetit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular