Real Madrid është “mbreti” i Europës, klubi më i pasur në vitin 2020. Në këtë studim të përvitshëm përfshihen vlera e kartonit të futbollistëve, të ardhurat nga stadiumi, shitja e të drejtave televizive, popullariteti social dhe shumë faktorë të tjerë. Ekipi i Florentino Perez vlerësohet me 3,478 miliard euro i ndjekur nga Man.United. “Djajtë e kuq” kanë një vlerë në treg prej 3,342 miliard euro. Në podiumin e ekipeve më të shtrenjtë renditet Barcelona. Klubi blaugrana vlerësohet me 3,193 miliard euro.
Në vendin e katërt pozicionet Bayern Munich, ekipi i vetëm gjerman në 10 vendet e para. Bavarezët vlerësohen në treg me 2,878 miliard euro. Kampionët në fuqi të Champions League, Liverpool renditen në vendin e 5-të me 2,658 miliard euro. “The Redas” ndiqen në renditje nga Man.City, Chelsea, e Tottenham. PSG dhe pse në përbërje ka disa nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve si Mbappe e Neymar, renditet në vendin e 9-të me 1,852 miliard euro. Mbyll dhjetëshen e klubeve më të shtrenjta në europë, Arsenal.
Ajo që bie të sy është fakti se nga 10 klubet më të shtrenjta 6 prej tyre vijnë nga Premier League. Për të gjetur një ekip italian duhet të ngjitmi në vendin e 11-të, Juventus vlen 1,735 milion euro. “Zonja e Vjetër: ka pësuar një rritje të vlerës me 12% krahasuar me një vit më parë. Pavarësisht se ndodhet në vendin e 12-të me 983 milion euro, Inter është ekipi që ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme me plus 146% krahasuar me vitin 2016 ku drejtimin e klubi e mori grupi Suning.