BallinaAktualitetVIDEO/Ardi Veliu kapet në skandal, mashtron dhe justifikon dhunën policore ndaj të...

VIDEO/Ardi Veliu kapet në skandal, mashtron dhe justifikon dhunën policore ndaj të miturit

spot_img
spot_img

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, është përfshirë në një skandal i cili nëse ne do të ishim një vend normal, do të pasohej me shkarkimin e tij të menjëhershëm.

Sot ai ka raportuar në Komisionin e Sigurisë për dhunën e policisë ndaj të miturit pranë liqenit artificial në Tiranë disa ditë më parë. Në mënyrë të turpshme Veliu e ka justifikuar dhunën ndaj djalit duke thënë ndër të tjera se “shih nga ç’familje vjen ai” duke publikuar një video ku e ëma e tij shfaqet me pistoletë në dorë.

Edhe sikur kjo të ishte e vërtetë prapë nuk justifikohet dhuna brutale e policisë. Video në fakt që ka publikuar Veliu, është pjesë e një filmi ku nëna e djalit interpretonte si aktore. Pra, nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të vërtetë, por është skenë në kuadër të një filmi. Edhe sikur përmbajtja e videos të ishte ashtu siç pretendon Ardi Veliu, kjo nuk e justifikon dhunën policore ndaj djalit të mitur, i cili u kap nga policia duke shëtitur me biçikletë.

Çuditërisht justifikimi i turpshëm i Ardi Veliut për dhunën ndaj djalit, nuk ka sjell asnjë reagim në Komisionin e Sigurisë, madje as nga gratë deputete si Elona Gjebrea etj. Genc Sejko që ka publikuar videon e nënës së djalit në Facebook shkruan se drejtori i i policisë duhet të hiqet pas këtij skandali.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular