BallinaKryesoreBasha nga zona e Kenetës në Durrës: RAMAVIRUSI është pandemia që torturon...

Basha nga zona e Kenetës në Durrës: RAMAVIRUSI është pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët

spot_img
spot_img

Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI.

Në zonën e Kënetës në Durrës takova qindra qytetarë të rrënuar nga pandemia ekonomike e qeverisë. Si kudo në Shqipëri, edhe këtu RAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, duke shtuar hallet për këta banorë të goditur rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

RAMAVIRUSI është pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët.

Asnjë popull nuk ka paguar rritje taksash këto 7 vite si shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje të faturave të energjisë, rritje të çmimit të karburantit si shqiptarët. Kur erdhi dita që njerëzit kishin më shumë nevojë për përkrahje nga buxheti, Edi Rama i braktisi.

Në vend që të ndihmonte qytetarët paratë vazhdoi ti çonte te oligarkët. Vetëm pardje thesari i shtetit pagoi 700 mijë euro të parave tuaja, të taksave tuaja për inceneratorin e Tiranës. Për ti hapur rrugë ndërtimit të kullave, shembi Teatrin dhe do të marrë 30 milionë euro borxh. Sepse interesi i Edi Ramës nuk janë qytetarët që sot janë në pamundësi.

Që ekonomia të rimëkëmbet pas shkatërrimit nga RAMAVIRUSI, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet urgjentisht një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Unë dhe Partia Demokratike kemi vullnetin, vizionin, përvojën dhe dëshirën për t’i shërbyer qytetarëve.

Vërtet nuk ka ende vaksinë për koronavirusin, por ka vaksinë për RAMAVIRUSIN dhe ky është bashkimi ynë për të sjellë ndryshimin që pret çdo shqiptar: një qeveri normale për t’i garantuar qytetarëve një jetë normale dhe me dinjitet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular