Një tjetër tërmet lëkund juglindjen e vendit
Sipas asaj që raporton ESMC, para 5 minutash, një tërmet me magnitudë 3,6 ballë është regjistruar në rajonin e Korçës, raporton Syri.net.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 7 km në veri-perëndim të qytetit të Korçës dhe 5 km në juglindje të qytezës së Maliqit.
Fatmirësisht nga tërmeti i para pak minutave nuk ka patur as dëme materiale e as dëme në njerëz
Rajoni në fjalë është një prej rajoneve me aktivitet të lartë sizmik në vend. Vetëm ditën e sotme, në Korçë dhe rrethinat e saj janë regjistruar disa tërmete.