BallinaAktualitetPas deklarates se Ardi Veliut, shpërthen Robert Aliaj: Kush e mbron femrën...

Pas deklarates se Ardi Veliut, shpërthen Robert Aliaj: Kush e mbron femrën dhe fëmijën në atë sh… vend?!

spot_img
spot_img

Artisti Robert Aliaj është ndjerë i revoltuar nga sjellja e paprecedent e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, i cili mbrojti dhunën barbare të Policisë mbi një fëmijë duke dhunuar moralisht mamanë e fëmijës.

Në një mesazh në FB, Aliaj bëri thirrje që Veliu të shkarkohet urgjentisht dhe drejtësia të veprojë mbi të. Ai shprehet, pasi ka publikuar një fotografi të vetën nga ish-salla e Teatrit Kombëtar:

“Këtë foto po e postoj vetë, sepse kam frikë se mos ma vjedh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, jo qytetari skandaloz Ardi Veliu, dhe më akuzon publikisht me një argument komunist për rindërtimin dhe inaugurimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte. Nxjerr edhe foton si dëshmi për t’ju gënjyer.

Pyetje: Mendoni që ky burracak, shpifës, abuzues, diskriminues, llafazan, gënjeshtar, mashtrues duhet të shkarkohet urgjentisht dhe drejtësia të bëj punën e saj?

Kush e mbron femrën dhe fëmijën në atë shkërdhatë vend?! Në rast se 15-vjeçari i dhunuar do të ishte fëmija yt?! Në rast se gruaja e cila përjetoi dhunimin e djalit të saj 15-vjeçar, poshtërohet edhe publikisht, të ishte mamaja e fëmijës tënd?! Turp shkërdhata!

Ps. Turp edhe për ato femrat e Komisionit të Sigurisë, që po i respektoje me lajmin e rremë.“

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular