BallinaAktualitetPolicia e Shtetit-qytetarëve: Ja çfarë lejohet nesër, jo lëvizje me makina

Policia e Shtetit-qytetarëve: Ja çfarë lejohet nesër, jo lëvizje me makina

spot_img
spot_img

Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se nga dita e nesërme do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do të lejohet lëvizja e lirë e këmbësorëve.

Sipas uniformave blu, gjatë kësaj të diele nuk do të lejohet lëvizja e makinave, si dhe hyrje-dalja në zonat e kuqe. Po ashtu, nesër ndalohet edhe lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare..

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular