BallinaKryesoreShqipëria me Kryepolic Idiot..! Fytyra e shtetit totalitar që po merr formë...

Shqipëria me Kryepolic Idiot..! Fytyra e shtetit totalitar që po merr formë në Shqipëri

spot_img
spot_img

Nga Shemsi Prençi

( Hall i Madh )

Trasmetimet në ekranet televizive ditët e fundit të kryepolicit Arti Veliu, duke u munduar të justifikojë dhunën e disa policëve, ndaj fëmijëve adoleshent, grave dhe artistëve, ka qenë shumë e turpshme, shumë kriminale, por edhe shumë reale në lidhje me transparencen e fytyrës së shtetit totalitar që po merr formë në Shqipëri.
Se kush është Arti Veliu, ne ish oficerët e Policisë e kemi njohur mirë dhe kemi shprehur habinë dhe perceptimet tona tonë para tre vitesh, kur klani i trafikut të droges “Xhafa” e katapultoi në krye të Policisë Shtetit…!
Tashmë e kanë kuptuar dhe opinioni publik dhe udhëheqia e Rilindjes se çfarë idioti, matrapazi e krimineli, drejton organizaten e policisë së shtetit.
Asnjëherë në të gjithë historinë e Policisë Shtetit, nuk ka patur në drejtim të saj, drejtues me kaq nivel të ulet intelektual dhe kaq ushtar ideologjik që e orienton policinë e shtetit drejtë paligjshmërisë, arbitraritetit dhe dhunës shtetërore ndaj popullit dhe si domos kategorive më të pambrojtura….!
Tendenca e Arti Veliut për të justifikuar dhunën policore, ndaj adoleshentit 15- vjeçar Çoba, duke trasmetuar video amatore me telefon e fyer publikisht mamanë e adoleshentit nxori në pah dy fenomene të rrezikshme që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbart në karakterin dhe gjenezen e tijë:

Së pari: Drejtori dhe policia që ai drejton kishin dijeni dhe prova për armbajtje pa leje nga shtetas të ndryshem dhe nuk vepronin për ti proceduar penalisht, por i përdorin provat filmike për presion e diskretitim publik kur të krijohet rasti dhe kjo është shumë e rrezikshme..!

Së dyti: Drejtori i tregoj opinionit poblik, se po qe se njëri nga prinderit është me “precedent penal”, ndaj fëmijëve të tyre policia do ushtrojë dhunë në publik dhe mundet edhe ti vrasë me armë në publik…!
E pa degjuar në adnjë vend të botës dhe nga askush e jo më nga kryepolici i një vendi “demokratik” si Shqipëria..!
Me këtë logjik leshi, që ka idioti Arti Veliu, duhet që fëmijet e atyre autorëve që kanë bërë krime të rënda si: vrasje, pengmarrje, gjobvënie, grabitje, trafik droge etj, duhet qe policia të ju vrasë fëmijët…!
Pse mundet të mendoje kush, se Arti Veliu dhe drejtues të tjerë të policisë së Rilindjes si ai, kanë të pasme ( b.th),për të dhunuar e keqtrajtuar fëmijet qoftë dhe të atyre që ju kanë vrarë policët dhe oficerët….!
Joooooooo kurrë, sepse me ata fillon pazaret Arti Veliu dhe vartesit e tijë dhe bëjnë negociata e ndajnë paratë, ndersa me të dobëtit, vrapojnë të ushtrojnë dhunë e terror, duke kërcënuar, intimiduar, diskreminuar publikisht , madje edhe nënat e pa mbrojtura…..!
Kjo pra është policia e Rilindjes, kjo është “policia që duan” Rilindasit dhe jo Shqiptarët..!
Shumë i turpshëm, shumë idjote, shumë kriminale dhe aspak profesional, tingëllon ky mentalitet i kryepolicit, por jo vetem se kjo është fryma e qeverisjes së Rilindjes nga kryeministri Rama, ministri Lleshi dhe për gjatë gjithë zinxhirit drejtues e komandues të Policisë Shtetit..!
Në fakt organizata e Policisë Shtetit, nuk e meriton këtë njollë të zezë, sepse organizata e policisë ka plot oficer e polic profesionist, dinjitoz, me kulturë e dinjitet njerzot, por fatkeqësia e tyre është kur në krye të sajë, katapoltohen nga organizata kriminale idiot dhe arrogant si Arti Veliu..!
Rasti u dhunës ndaj artistëve dhe aktivistëve të Shoqerisë Civile me 17 Maji 2020, ishte e komanduar dhe e urdheruar nga Arti Veliu e Sander Lleshi. Ishte më e eger se rasti me pasoja ditët e fundit në ShBA dhe gjithkush po e shikon trazirat, djegiet dhe protestat që po marrin permasa atje..!
Ndërsa në Tiranë, studenti i arteve mbijetoi dhunës dhe shkeljes me çizme të tre “zagarëve” të nxitur nga Sander Lleshi e Arti Veliu…! Vetem kjo duhet të mjaftojë dhe Tirana duhej të ishte djegur më keq se në ShBA. E pra në demokraci liritë dhe të drejtat e njeriut , duhen mbrojtur njëllojë si në Luizana, si në NEW YORK, si në Tiranë e gjetkë, por kjo nuk ndodhë për faktin se “jeta në Tiranë e Shqipëri kushton më lirë” dhe këtë po e reflektojnë edhe ambasadat e perendimit dhe shba në Shqipëri…!
Në fakt Shqiptarët e kanë të kotë, kur mbajnë shpresat te shteti e qeveria, të kotë e kanë dhe kur mbajnë shpresa te përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të perendimit e shba-s në Shqiperi….!
Fakti që disa qytete të ShBA-s janë perfshirë në flak si rezultat i dhunes policore dhe vrasjeve si rezultat i diskreminimit racor, duhet të sherbejë si frymëzim e reflektim edhe ne Shqiperi nga showeria civile dhe mbarë shqiptarët, ndaj dhumes shtetërore.
Shqiptarët duhet të bashkohen e të luftojnë bashkë ndaj padrejtsive, dhunes dhe diskretitimit si në rastin e Arti Veliut dhe duhet të mos ndalen derisa të tillë mostra e idiot, të mos drejtojnë më Policinë e Shtetit dhe të mos jenë aktivë në dhunimin e popullit dhe sidomos të pambrojturit.
Lëvizja për shkarkimin e tijë dhe dergimin prapa hekurave , duhet të jetë një URAGAN dhe shembull reflektimi i shoqerisë, ndaj dhunës , arbitraritetit dhe papergjegjshmerisë shtetërore, në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular