Një termet me magnitudë 4,05 ka goditur sot vendin tonë. Mësohet se epiqendra ishte në Libonik, në Korçë.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar apo demë materiale. Siç raporton gazetarja Lorena Kodra e BW nga Korca, lëkundet e tërmetit janë ndjerë shumë, ndërsa banorët kanë dalë nga banesat në panik.
Kujtojmë se zona e Korçës ka qenë e goditur nga tërmeti. Më 26 nëntor një tërmet i fuqishëm goditi vendin, ku humbën jetën 51 persona.