BallinaKronikeFOTO/Ky është biznesmeni i vrarë në hotelin ne Laç

FOTO/Ky është biznesmeni i vrarë në hotelin ne Laç

Pas ekzekutimit të 37-vjeçarit Bujar Lika (Hasani) mbrëmjen e së shtunës në ambientin e jashtëm të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në Spitalin e Traumës ndërroi jetë edhe i plagosuri Paulin Gjergji.

53-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra ndërsa në rrethana ende të paqarta mbeti i plagosur edhe një 21-vjeçar.

Për zbardhjen e motiveve të ngjarjes janë angazhuar edhe specialistë nga krimet e rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Image

Ndërkohë, pranë një hoteli në rrugën e Dibrës mbrëmjen e së shtunës shpërtheu një sasi tritoli duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Biznesi është në pronësi të babait të Ervin Matës.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se tritoli është hedhur nga një makinë në lëvizje, ndërsa po hetohet edhe nëse kjo ngjarje ka lidhje me ekzekutimin në Kurbin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular