BallinaAktualitetS'ka marrëveshje/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, PS nuk hiqte dorë...

S’ka marrëveshje/ Bylykbashi: Ishim gati për konsensus, PS nuk hiqte dorë…

spot_img
spot_img

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka thënë, në një deklaratë për mediat pas tryezës që zgjati mbi 3 orë, u shpreh se, sot marrëveshja nuk u arrit pasi PS nuk hiqte dorë nga privilegjet kurse opozita ishte gati për konsesus.

”Ofruam konsensus për çështjet e rëndësishme. PS nuk ishte gati. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarë dhe për një process zgjedhor që krijon legjitimitet për të gjithë aktorë,t. Do të vijojmë punën për konsensusin dhe presim nga PS të jetë gati PS do të mbajë privilegjet dhe të kapë komisionet apo KQZ. Boshllëqet që ata duan të lënë janë të mëdha. Falenderoj kontributin të partnerëve ndërkombëtare në përpjekjet për të gjetur kompromis, kemi bërë koncesionet tona por PS nuk hiqte dorë nga privilegjet e qeverisë mbi procesin zgjedhor, pikërisht e keni parë edhe vjet.

Kështu që t’ia lëmë të gjejmë zgjidhje me kompromis asnjë nga garanci. Le t’I lëmë PS kohë të kuptojë se KQZ nuk do jetë ai institucion që është pronë e saj. Jemi para një modeli të ri, por nuk mund të jetë pronë e PS. Le të kuptojë që procesi i administratës, ngritja e një administrate që garanton depolitizmin nuk mund të jetë falco, komisionerë të maskuar.

Janë të ndërlidhura ëështjet, biometrika e lidhur me administratën, por edhe thelbësisht që KQZ s’mund të jetë pronë. Jo vetëm këto shtylla janë të zgjidhura kompromisi do arrihet shumë shpejt”, tha Bylykbashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular