Pas dhunës dhe shembjes së paligjshme të Teatrit nuk ka asnjë përgjegjës para drejtesisë.
Partia Demokratike do të dorëzojë nesër kallëzim penal për Teatrin, duke e cilësuar drejtësinë për këtë çështje provë për SPAK.
Sekretari i Partisë Demokratike për Çështjet ligjore Çlirim Gjata tha sot se sot bëhen dy javë nga akti i paprecedentë për shembjen me dhunë të Teatrit Kombëtar, një akt që për nga barbaria dhe forca e dhunës shokoi shqiptarët pa dallime partiake dhe solli reagimet më të ashpra nga institucionet dhe mediat europiane.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI PËR ÇËSHTJET LIGJIRE, ÇLIRIM GJATA.
Sot bëhen dy javë nga akti i paprecedentë për shembjen me dhunë të Teatrit Kombëtar, një akt që për nga barbaria dhe forca e dhunës shokoi shqiptarët pa dallime partiake dhe solli reagimet më të ashpra nga institucionet dhe mediat europiane.
Për këtë krim nuk ka asnjë përgjegjës përpara drejtesisë, as për dhunën e ushtruar, as për aktin e paligjshëm të shembjes së Teatrit.
Të gjithë pamë sesi qindra forca policore, të pajisur me mjete të operacioneve anti-terror, me armë të rënda zjarri, dhunuan mbrojtësit paqësorë të teatrit, artistët, aktivistët e shoqërisë civile, qytetarët, përfaqësuesit e opozitës së dhe gazetarët që po raportonin shembjen e paligjshme të veprës së shpallur si trashëgimi e kulturës europiane.
Të gjitha këto janë të provuara me filmime, ku duken policët me helmeta të zeza që parakalojnë me automatikë, madje deri dhe brenda sallës së teatrit, duke nxjerrë jashtë artistët dhe qytetarët me forcën e tytave të armëve të zjarrit.
Akti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar është sa i paligjshëm dhe anikushtetues, aq dhe kriminal dhe antikombëtar. Ky akt i shëmtuar ngrihet kundër trashëgimisë tonë kombëtare, kujtesës historike, kulturës dhe artit shqiptar, por edhe kundër trashëgimisë historike europiane, duke i vënë kështu Shqipërisë një njollë të rëndë në marrëdhëniet me Europën.
Gazetat më të mëdha europiane e cilësuan shembjen e teatrit për llogari të ndërtimit të disa kullave me para të pista, një akt barbar, një operacion të tipit naziskin hitlerian, një veprim që synon vendosjen e një regjimi autoritarist të Edi Ramës, artistit të dalë boje që vendos interesat e tij financiarë mbi interesin e qytetarëve.
Për këtë akt të paprecedentë dhune nuk ka asnjë veprim nga Prokuroria. Viktimat e drejtpërdrejta të dhunës, përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin, kanë depozituar një kallëzim penal dhe SPAK duhet të veprojë pa humbur kohë.
Krimi i kryer është parë prej të gjithëve. Mjafton të ketë vullnet për të bërë drejtësi dhe përgjegjësit është e thjeshtë për t’i gjetur. Ata kanë dalë tani me zë dhe me figurë në mbrojtje të dhunës policore, duke nisur me Edi Ramen, me Sandër Lleshajn, me Ardi Veliun, me Erion Veliajn dhe shërbëtorët e tyre në krim.
Prokuroria duhet të kishte vepruar për arrestimin e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin me shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 Maj.
Duke qenë se Prokuroria nuk ka sy të shohë vetë krimet e Edi Ramës, Partia Demokratike do të depozitojë nesër një kallëzim penal për krimet e kryera tek Teatri.
Janë të paktën 9 vepra penale që janë konsumuar me shkeljen e ligjit për shembjen e Teatrit, duke nisur që nga shkatërrimi i pronës, tek shpërdorimi i detyrës apo korrupsioni i zyrtarëve. Në kallëzimin qe do të dorëzohet nesër në SPAK në krye të listës me shumë emra të zyrtarëve që duhen hetuar janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Vendosja e drejtësisë për Teatrin është një provë e rëndësishme për funksionimin për funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.