Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim reagoi me një mesazh në Twitter pasi palët nuk arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e shkuar. Kim thotë se palët janë shumë pranë marrëveshjes.
“Të gjithë palët kanë lëvizur dhe janë jashtëzakonisht pranë saj,” tha ajo.
Sipas saj, është koha për të mos vendosur kushte të reja
“Të gjitha palët kanë treguar se po lëvizin dhe janë shumë pranë. U vendos një objektiv, u vendos një afat, 31 maji. Është koha të mos këmbëngulni për pozicionet e pazbatueshme dhe/ose të vendosni kushte të reja. Është koha të mbani fjalën që i keni dhënë popullit shqiptar. Koha për të arritur marrëveshje”, shkruan ambasadorja në Twitter.
Edhe pse të dielën palët nuk gjetën dakordësi për një sërë çështjesh, kanë lënë të hapur mundësinë për t’u takuar sërish.