ëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës janë regjistruar mbrëmjen e sotme.
Tërmeti me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik.
Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 km.
Sipas asaj që publikon faqja e specializuar, EMSC, epiqendra e lëkundjeve ka qenë 21 km në veri-perëndim të qytetit të Shijakut dhe 39 km në veri-perëndim të Tiranës.