BallinaUncategorizedShkon për të takuar shokun anonim, i riu shqiptar zhduket pa gjurmë

Shkon për të takuar shokun anonim, i riu shqiptar zhduket pa gjurmë

spot_img
spot_img

“Do të qëndroj një javë në Zvicër të qetësohem se jam mërzitur shumë”- këto ishin fjalët e fundit që tha 30-vjeçari Taulant Driza, familjes përpara se të zhdukej.

Historia e të riut nga  Kavaja, mbërriti gjatë transmetimit live në emisionin Pa Gjurmë” Report Tv.

Denoncimin e bëri e motra e tij e cila u shpreh se Taulant Driza jetonte prej 1 viti e gjysmë në Francë si azilant, së bashku me të fejuarën e tij:

“Taulanti është nisur drejtë Gjenevës në Zvicër, në datën 14 Maj, dhe ne kemi biseduar deri në datën 16 Maj. Në bisedën e fundit, tha që arrita, jam mirë dhe se do shkonte te një miku i tij, do të qëndronte  një javë pasi ishte shumë i mërzitur, dhe pastaj do kthehej prapë në Francë.

Kemi folur me numrin francez kur mbërriti në Gjenevë, por tani rezulton i fikur. As në rrjetet sociale nuk përgjigjet. Në Shqipëri nuk kemi bërë akoma denoncim sepse kemi pritur të reagonte. Ai nuk rrinte asnjë ditë pa telefonuar në shtëpi sepse prindërit nuk durojnë dot, ai është djali vetëm.

Unë i kam dërguar edhe Ambasadës tonë në Zvicër e-mail dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, përfundon ajo./shqiptarja.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular