Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka vazhduar sot turin e takimeve të tij me qytetarët në Kombinat të Tiranës, nisur nga situata e rëndë ekonomike në vend.
“Kjo situatë e tmerrshme ekonomike ka vetëm një arsye dhe një emër,” tha Basha në një videomesazh, duke akuzuar kryeministrin e vendit Edi Ramën
Jam sot për të dëgjuar në këtë tur e për t’ju thënë njerëzve se ne kemi dëshirën për ta ndryshuar këtë situatë, për të kthyer tek ju paratë e vjedhura, me një qeverisje për ju, duke ulur taksat.
E dimë emrin e njeriut përgjegjës për këtë situatë, që edhe në kohë pandemie bën fluturime me charter për fundjava luksoze në Evropë.”